Kryekuvendari Talat Xhaferi ka folur për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në debatin në Tv Telma.
Ai deklaroi se ky ligj do të hyn në fuqi, edhe pse kryetari Ivanov nuk e nënshkruan dekretin.
“Ligji do të shpallet pa nënshkrimin e kryetarit, pasi që ai e refuzon, ndërsa Kushtetuta ka dispozita të caktuara që i obligon të gjithë bartësit e funksioneve që ta respektojnë Kushtetutën dhe mos t’i pengojnë institucionet tjera në punë”, tha Xhaferi, përcjell telegrafi maqedoni
Xhaferi tha se Ligji do të shpallet në Gazetën Zyrtare, me arsyetimin se kryetari e refuzon nënshkrimin, dhe se është vendim i tij se kur do të bëhet kjo.
Ai shtoi se Ivanovi do të jep llogari për këtë gjë.
Konfirmohet viktima e tretë nga Kosova në aksidentin tragjik...
Të shtëna me armë në një bazë ajrore në New Mexico, një vikt...
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, ish-i dashuri rrëf...
SHBA-të lëshojnë bomba të fuqishme në bazat raketore të Iran...
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
Sot në Pejë vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos, ...