Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Lista Serbe kontrollohet nga Milan Radojicic, njërin nga figurat më kryesore të komunitetit serb të Kosovës.
“Lista Serbe kontrollohet nga Milani. Qysh të thotë ai edhe këtë veprojnë. Kjo gjë tashmë është e ditur. Unë nuk kam njohuri pse ky person është kaq i fuqishëm. Por kontrolli i tij është i madh ndaj kësaj liste”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se drejtuesit e Listës Serbe nuk marrin vendime vet. Siç tregon Limaj, deputetët e këtij subjekti politike marrin urdhër nga Beogradi dhe nga Milan Radojicic.
“ Nëse kërkohet diçka nga Lista Serbe, ata nuk mund të japin përgjigje konkrete. Do të thotë ata njëherë konsultohen me këtë persona që i përmendim e më pas flasin”, ka thënë ai.
Milan Radojicic është njeri i fuqishëm në veri është njëri nga figurat më kryesore të komunitetit serb të Kosovës.
Radojicic ishte takuar më herët me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku siç ishte raportuar atë kohë ishte diskutuar lidhur me përfshirjen e Listës Serbe në Qeverinë e drejtuar nga Haradinaj.
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...