Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është ofruar si ndërmjetësues në mes të Kinës dhe Dalai Lamës, në mënyrë që të mbizotërojë paqja në Tibet.
Emmanuel Macron ka theksuar se mund të takojë udhëheqësin në mërgim në Paris, duke thënë se kështu do të nxjerrë zemërimin e Kinës, i cili e ka akuzuar Dalai Lamën si separatist i rrezikshëm, transmeton portali arbresh.info
Gjatë një fjalimi në Universitetin Xhorxh Uashington, në ditëne fundit të vizitës në SHBA, Macron ka theksuar se “Franca mund të jetë e dobishme për zgjidhjen e krizës mes Dalai Lamës dhe popullit të tij kinez”.
“Ai është një udhëheqës i jashtëzakonshëm dhe unë e respektoj shumë”, tha Macron për liderin shpirtëror tibetian.
Macron ka dhënë indikacione se presidenti kinez Xi Jinping mund të jetë i hapur për bisedime.
“Unë shpresoj shumë të ndodh kjo, për Kinën, për Dalai Lamën dhe për të gjithë budistët”, tha ai./arbresh.info/
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...