Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestag, Gunther Krichbaum ka postuar këtë të enjte atë që i ka thënë dje në sy Edi Ramës, që Shqipëria sipas gjykimit të tij nuk është ende gati për hapjen e negociatave me BE-në.
Shuplaka në fytyrën e Ramës vjen këtë të enjte nga vetë Krichbaum, i cili ka shkruar pak rreshta:
“Dje prita Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Bundestag, I thashë se personalisht mendoj se hapja e negociatave është e parakohshme. Përpjekjet e deritanishme për reforma nuk mjaftojnë”.
Deklarata e Krichbaum vjen në një kohë kur ditë më parë vetë Rama e Lulzim Basha janë përplasur mbi emrin dhe sjelljen e deputetit të CDU-së së Merkelit. Basha akuzoi Ramën se ka urdhëruar median pranë tij për të sulmuar zyrtarin gjerman, një akuzë të cilën vetë Rama e hodhi poshtë.
Dita e djeshme në Berlin e sidomos mesazhi i Merkel kanë qenë as një po e as një jo për mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e hapjes së negociatave. Nga ana tjetër, ajo që ra në sy ka qenë dhe kërkesa që vetë të majtët gjermanë i kanë bërë Ramës në lidhje me ish Ministrin./Gazeta Express

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...