Kryeministri Edi Rama mbylli dje vizitën zyrtare në Berlin pak ditë pasi Komisioni Europian i propozoi Këshillit hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Gjatë takimit me kreun e qeverisë shqiptare, kancelarja Merkel foli për disa parakushte që duhet të plotësohen deri në qershor kur do të zhvillohet edhe takimi i kryeministrave të vendeve të BE-së.
Ndërsa deputetët gjermanë, të majtë e të djathtë, gjatë takimit me Ramën ngritën shqetësim bllokimin në Parlament të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Kreu i qeverisë do të kthehet sot në orën 16:00 në Tiranë dhe siç njofton zyra e tij e shtypit do të mbajë një konferencë për mediat.
Në këtë dalje të parë publike, Rama pritet ti japë përgjigje pyetjes nëse është kërkuar apo jo arrestimi i Saimir Tahirit në këmbim të dhënies së votës pro nga Gjermania në mbledhjen e Qershorit./lapsi.al
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...