Ka filluar punimet në Paris Konferenca Ndërkombëtare e nivelit të lartë “Jo Para për terrorin”, me pjesëmarrjen e 80 delegacioneve kryesuar nga ministra të brendshëm, të jashtëm, të drejtësisë, ekspertë me renome botërore si dhe organizatave ndërkombëtare sipas një nisme të Presidentit francez Emanuel Macron.
Në kryesimin e paneleve të ndryshme tematike do të jenë ministra të rëndësishëm francezë si ai i Brendshëm, i Jashtëm, i Drejtësisë, Financës, etj.
Dy ministrat e Kosovës ai i jashtëm, Behgjet Pacolli dhe ministri i brendshëm Bejtush Gashi do t’u drejtohen dy paneleve me tema të ndryshme me praninë e homologëve të tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë.
Pjesëmarrësve në fund të punimeve do t’i drejtohet dhe Presidenti francez, Emanuel Macron.
Sipas një njoftimi nga MPJ, ministri i jashtëm Pacolli dhe ministri i brendshëm Gashi janë takuar me ministrin e jashtëm të Jemenit, me ministrin e brendshëm të Singaporit, me përfaqësues të lartë diplomatik kinezë, etj./arbresh.info/
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...