Steven Gerrard është në bisedime për tu bërë trajner i Rangers.
‘SunSports’ zbulon që legjenda e Liverpoolit është duke u shikuar si një zëvendësues i Pedro Caixinhas – shtatë muaj pas shkarkimit të trajnerit portugez, transmeton portali arbresh.info.
Transferimi sensacional do të bënte që Gerrard të përballet kokë më kokë me ish trajnerin në Anfield, Brendan Rodgers në Glasgow.
Pas pensionimit të tij nga futbolli në vitin 2016, Gerrard ka qenë duke drejtuar skuadrën U18 të Liverpoolit.
Bisedimet ndërmjet palëve janë duke vazhduar, por burimi i lartpërmendur shton se një marrëveshje është afër me drejtorin sportiv Mark Allen./arbresh.info/
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...