Në shtetin jugor gjerman të Bavarisë është vendosur detyrimi i varjes së kryqit në institucione publike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli ministror i shtetit vendosi që nga 1 qershori, në pjesët hyrëse të institucioneve publike në këtë shtet të varet kryqi.
Kryeministri i Shtetit të Bavarisë nga Partia Unioni Kristian-Social (CSU), Markus Söder, tha se kryqi përtej një simboli fetar është “vula kulturore” e shtetit të Bavarisë.
“Kryqi nuk është një simbol që i përket një feje”, deklaroi, duke shtuar se vendimi i marrë nuk përfshin ndërtesat e institucioneve të qeverisë federale.
Vendim i qeverisë së shtetit shkaktoi reagime të shumta.
Të Gjelbërtit, Partia e Majtë dhe Partia e Lirë Demokratike kritikuan vendimin në fjalë, duke thënë se në vend të simboleve, në politikat ditore duhet të vendoset toleranca dhe dashuria.
Reagime kanë pasuar edhe në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale.
“Unë e dija se shteti dhe kisha janë të ndarë nga njëra-tjetra”; “Sa keq! Unë mendoja se kemi lënë prapa Mesjetën”, ishin disa nga reagimet në rrjetet sociale.
Shteti i Bavarisë edhe më parë ka sjellur detyrimin për vendosjen e kryqit në shkollat shtetërore dhe në sallat e gjykatave.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, më parë ka deklaruar se “Islami nuk i përket Gjermanisë”, duke tërhequr reagime nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka kritikuar këtë deklaratë duke thënë tha se edhe myslimanët dhe feja e tyre Islami i përkasin Gjermanisë.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...