Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Chabert në Info Magazine të Klan Kosovës tha se me themelimin e këtij asociacioni, Kosova ka mjaft shumë për të fituar.
”Ka dy marrëveshje të nënshkruara mes qeverive që duhet të respektohen”.
”Ka një interpretim të ndryshëm të këtyre marrëveshjeve në Beograd dhe Prishtinë. Sepse ato parashohin që të shkohet në transferimin e kompetencave, ndërsa Statuti duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.
”Asociacioni i komunave serbe do të jetë një asociacion i komunave të Kosovës. Nëse marrim vendimin e Gjykatës Kushtetuese mund të shkohet mjaft larg në transferim të kompetencave pa krijuar atë që disa po dyshojnë”.
”Duhet vullnet nga të dyja palët, duhet të hartohet një status ani se Beogradi po e kundërshton atë duke thënë se nuk duhet merret parasysh vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.
”Kosova ka më tepër mundësi për të fituar nga krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
”Synimi është që serbët në Kosovë të ndihen mirë këtu. E kjo ndihmon integrimin e serbëve të Kosovës. Duhet secili të kuptojë që sot secili duhet të punojë në mënyrë konstruktive për të vazhduar në atë që është nënshkruar në 2015 por dhe duke shkuar sipas Gjykatës Kushtetuese”.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...