Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, ka thyer edhe një rekord tjetër të Liverpoolit, pas dopietës së tij ndaj Romës në kuadër të Ligës së Kampioënëve.
Skuadra e drejtuar nga gjermani, Jurgen Klopp, ishte e pandalëshme ndaj Romës, dhe zhvilluan një super ndeshje në të gjitha aspektet.
Saido Mane kishte tre mundësi për të shënuar, por dështoi në ta bënte, atë që Salah e bëri disa minuta më vonë.
Megjithatë, Salah shënoi në minutën e 35-të, kur ai realizoi një super gol nga distanca.
Ky ishte goli i nëntë i tij, që do të thotë se ai është lojtari i parë i Liverpoolit, që shënon nëntë gola në një sezon të Ligës së Kampionëve.
10 – Mohamed Salah has scored 10 goals in the Champions League this season, the most by a Liverpool player in a single season in European competition. King. pic.twitter.com/aJJkiIxis6
— OptaJoe (@OptaJoe) April 24, 2018
Nuk vonoi shumë, ai shënoi edhe golin e tij të dytë personal dhe të 10 në total.
Tashmë, Salah ka arritur në shifrën e 43 golave në të gjitha garat, dhe kjo shifër me gjasë do të rritet pasi që kanë mbetur edhe disa javë deri në përfundim të sezonit. /arbresh.info/
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...