Arsenali dhe Manchester City raportohet se mund të përpiqen për t’i rrëmbyer Andres Iniestas transferimin në Kinë.
Mesfushori i Barcelonës prodhoi një performancë fantastike në finalen e fituar të Kupës së Mbretit kundër Sevillas këtë javë, transmeton portali arbresh.info.
Spekulime të shumta pretendojnë se tashmë 33-vjeçari ka rënë dakord për transferim në Lindje të Largët. Por, gazeta spanjolle ‘AS’ pretendon që dyshja në Premierë Ligë mund të bëjnë përpjekjet e fundit për të siguruar ikonën e klubit në Camp Nou.
Pra, dy ish trajnerit e Barcelonës Pep Guardiola dhe Luis Enrique, i cili besohet të jetë zëvendësuesi i Arsene Wenger në Emirates, do të luftojnë për të siguruar shërbimet e tij.
Në burimin e lartpërmendur thuhet gjithashtu që Paris Saint Germaini është gjithashtu në garë për shkak se dëshiron të ribashkoj Neymarin me ish bashkëlojtarin e tij./arbresh.info/
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...