Arsenali është duke kërkuar një disiplinues të rreptë për të shkundur klubin nga keqtrajtimet e veta ndërkohë që është zbuluar që trajneri i ri do të ketë vetëm 50 milionë funta në dispozicion për t’i shpenzuar për transfere gjatë verës.
Pas dy vite investimesh të mëdha, klubi do të ngurroj sa i përket blerjeve kur të rihapet merkato e transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
Luis Enrique është duke udhëhequr garën për të zëvendësuar trajnerin Arsene Wenger, i cili do të largohet me përfundimin e sezonit. Joachim Low, Max Allegri dhe Patrick Viera janë gjithashtu duke u përmendur si kandidatë.
Por, mësohet që Enrique ka bërë të ditur se dëshiron të përballet me sfidën e zëvendësimit të Arsene Wenger pasi është opsioni i preferuar gjithashtu i kreu të marrëdhënieve të klubit, Raul Sanllehiti, i cili ka punuar me të te Barcelona.
Por, kushdo që merr detyrën e vështirë për të drejtuar Arsenalin pas fundit të epokës së Wengerit do të ketë një në dispozicion një shumë të hollash të vogël për të përforcuar skuadrën./arbresh.info/
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...
Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobus – 8...
Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz
Interi synon ‘bombën’ e verës – transferimin e yllit të madh...
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...