Në mbledhjen e Qeverisë kryesuesja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri Berisha, ka raportuar të gjeturat e këtij institucioni.
“Telekomi gjendet në krizë të thellë financiare. Borxhet janë 60 milionë. Jemi në gjendje të paguajmë vetëm 18 milionë. Investimet janë ndalur. Gjendjen financiare e rendojnë numri i punëtorëve, qiraja, dhe mirëmbajtja e rrjetit të vjetërsuar”, ka thënë ajo, raporton Arbresh.info.
Sipas saj nëse nuk intervenohet shpejt është rreziku i falimentimit.
“Po ashtu rreziku tjetër është paditë nga gjykata me çmime marramendëse. Opsione për tejkalim të gjendjes janë kreditë, tërheqja e investitorëve me shkëmbim aksionesh, konsultime me aksionarin etj”, tha ajo duke shtuar se nëse në 12 muajve nuk gjendet zgjidhja ajo falimenton. Kjo i bie që korporata më nuk do t’ju takoj juve si aksionar por borxhlinjëve”, tha ajo.
Kryeministri Haradinaj tha se zgjidhja duhet të bëhet nga investitorët.
“Nuk mendoj që prisni nga Qeveria të mbulojmë borxhet e juve. Ka kalu ajo kohë dhe nuk do të jetë më. Si këshillë e hershme është mundësia për partneritet me investues potencial”, tha ai./Arbresh.info
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...