Peja është shpallur kampione e Kosovës në volejboll, pasi në ndeshjen e tretë dhe njëherësh vendimtare për titullin e kampionit, mposhti Prishtinën 3-2, në një ndeshje super dramatike.
Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të serisë së finaleve, Peja shënoi fitore të ngushtë në rezultat, me sete që patën epilog interesant
Setin e parë e fitoi Prishtina Volley 25 me 23, bën të ditur FVK.
Në setin e dytë ndodhi krejtësisht e kundërta, me Pejën që e kufizoi skuadrën vendase madje në 13 pikë, për 25 me 13.
Edhe në setin e Peja u tregua më këmbëngulëse duke e fituar prapë me dallim të madh në shifra 25:15.
Prishtina Volley nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehej në setin e katërt, të cilin e fitoi 25:23, për ta dërguar ndeshjen ne tie-break.
Seti i fundit, solli triumfin e Pejës, e cila festoi titullin e kampionit të Kosovës, të cilin ia dedikojnë anëtarit të tyre të kryesisë, Visar Alimehaj, i cili pati një betejë të ashpër me sëmundjen e kancerit.
Ju rikujtojmë që ndeshjen e parë të serisë së finaleve e kishte fituar Peja, kur mposhti Prishtina Volley në kryeqytet 3:0, ndërsa në ndeshjen e kthimit në Pejë, festuan prishtinasit me rezultat 3:1
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...