Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme të saj.
Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj e Memli Krasniqi janë përmendur si emra të mundshëm të cilët bashkë me Veselin do të kandidojnë për të parin e PDK-së.
Mirëpo, njëri nga ta duket se nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë për lajmi.net se beson në lidershipin e kryetarit aktual, Kadri Veselit.
Tutje, Krasniqi ka shtuar se nuk është kandidat për kreun e PDK-së, madje asnjëherë nuk ka shfaqur një ambicie të tillë.
“Nuk jam kandidat për kreun e PDK-së dhe s’e kam shprehur një ambicie të tillë asnjëherë deri tash. Unë e mbështes kandidaturën e kryetarit aktual, Kadri Veselit, sepse besoj në lidershipin e tij”, tha Krasniqi për lajmi.net.
Ndryshe, zyrtarët e tjerë të PDK-së, të përmendur si kandidatë potencial për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, ende nuk janë deklaruar për ambiciet e tyre.
Kryetari i tanishëm, Kadri Veseli, erdhi në krye të PDK-së pas zgjedhjes president të kryetarit të atëhershëm, Hashim Thaçit
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje