Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka kujtuar 10 vjetorin e lindjes së piktorit dhe veprimtarit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra.
Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Fondacioni “Ibrahim Kodra” shumë shpejt do të filloj ndërtimin e muzeut “Ibrahim Kodra” në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Statusi i tij i plotë në Facebook:
Sot mbushën 100 vite nga kur lindi piktori dhe veprimtari i madh shqipëtar, Ibrahim Kodra, i famshëm në gjithë botën të cilin, të tjerët çdo ditë e më tepër po e përmendin si “mjeshtër evropian”. Për shkak të ideologjive, shumë ishin ata që e injoruan por ishin edhe ata që rrinin afër tij. Jam i lumtur që pata fatin të qëndroj afër në vitët e fundit të jetës së tij. Fondacioni ”Ibrahim Kodra”, me qendër në Lugano shpejt do të fillon ndërtimin e muzeut “Ibrahim Kodra” në Prishtinë ku do të ekspozohët një numër i madh i veprave të tij. Ibrahim Kodra, padyshim mbetët një prej figurave më emblemetike të kombit tonë./Arbresh.info
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje