Arsene Wenger ka konfirmuar se do të largohet nga Arsenali me përfundimin e këtij sezoni.
Trajner francez, i cili mori detyrën te “Topçinjtë” 22 vite më parë, ka konfirmuar se do t’i jap fund qëndrimit të tij në Emirates me përfundimin e këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori Granit Xhaka ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram duke thënë se është ishte “nder” që është menaxhuar nga një “legjendë e madhe” si francezi.
“Një ëndërr u realizua që kam luajtur për ju, ishte nder të menaxhohem nga ju. Faleminderit trajner, një legjendë e madhe. Tani, ne duhet të përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë së bashku dhe ta përfundojmë me një tjetër trofe”, ka shkruar mesfushori shqiptar.
Xhaka u transferua nga Arsene Wenger dy vite më parë për një tarifë prej 34 milionë funta dhe ka qenë i rregullt në formacionin startues që nga fillimi.
West Ham United është rivali i ardhshëm i Arsenalit në Premierë Ligë./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/Bhy0FpYFYDU/
Prokuroria Speciale e demanton Faton Pecin: Kallëzimi i LDK-...
Nga tregtia te siguria ushqimore – Kosova dhe Shqipëria thel...
Rreth 25 shtëpi përmbytën në Greqi pas reshjeve të rrëmbyesh...
Arben Vitia: LVV po bën maksimumin që të shmangen zgjedhjet
Hegseth kërkoi shkarkimin e tij, shefi i Ushtrisë Amerikane ...
Dyshohet mashtrim me njëhësorët e KEDS-it, Prokuroria nis he...