Ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës janë shpallur fajtor sot fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Të gjithë të pandehurit për krim të organizuar, për ndërtimet e kundërligjshme, janë dënuar me rreth 20 vjet burg.
E, lidhur me këtë aktgjykim ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar që një pjesë e 81 dosjeve sot gjeti epilogun.
Postimi i plotë i tij:
“Një pjesë e 80 dosjeve sot gjeti epilogun. Ish inspektorët u dënuan me nga dy/tre vite burg që dëshmon se ka egzistuar rrjet i organizuar kriminel që ka ndihmuar zhvillimin e ndërtimeve pa leje në komunën tonë e që edhe sot ka pasoja të pariparueshme. Nuk mund të flas për lartësinë e dënimeve duke respektuar ndarjen e pushteteve; ato le ti vlerësoj qytetari./arbresh.info/
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë