Shtohet edhe një zëvendësministër

12:24 | 19 Prill 2018
V. S.

Qeverisë së Kosovës i është shtuar edhe një zëvendësministër.

Bekim Jupa zyrtar i lartë i Degës së Partisë Demokratike (PDK) në Gjakovë, është emëruar të enjten zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Përndryshe Jupa është edhe asamblist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës, ku gjatë zgjedhjeve të fundit lokale ai ka dalë si kandidati më i votuar i kësaj partie në këtë komunë, raporton “Zeri.info”.

“Zëri”, ka siguruar edhe vendimin e nënshkruar nga kryeministri Ramush Haradinaj për emërimin e Jupës.

Image

Image

Shpërndaje në rrjete sociale