Juventus dhe Napoli janë në garë të fortë për titullin e kampionit në Serie A në këtë edicion, transmeton arbresh.info.
Vetëm katër pikë i ndajnë Juventusin që i prinë tabelën me 85 pikë dhe Napolin që është e dyta me 81 sosh.
Të dielën zhvillohet sfida direkte në mes këtyre ekipeve, takim që mund ta vendos edhe titullin.
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, thotë se skuadra do të luajë për fitore.
“Të dielën do të luajmë për fitore, pasi nuk duam barazim. Të gjithë lojtarët janë në gjendje mjaft të mirë fizike dhe jemi gati të marrim maksimumin të dielën”, deklaroi trajneri i Juventusit.
Juventusi në ndeshjen e fundit barazoi me Crotonen kurse Napoli e mundi Udinesen. /arbresh.info/
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...
Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”