Rritja e rrjeteve sociale ka bërë që popullsia globale të jetë më e lidhur se ç’ka qenë gjatë tërë historisë.
Megjithatë, përdorimi i rrjeteve sociale mund të ketë efekte të dëmshme në shëndetin tonë mendor, ku njerëzit mesatarisht e kontrollojnë telefonin mbi 30 herë në ditë, transmeton Telegrafi.
Ndonëse platformat e rrjeteve sociale mund të kenë edhe përfitime, përdorimi i shpeshtë mund të shpie që të bëheni të palumtur dhe të izoluar në periudhë afatgjate.
Më poshtë i keni disa mënyra se si ndikojnë negativisht rrjetet sociale në shëndetin tuaj mendor.
Vetëbesimi
Të gjithë kemi të ‘meta’, disa prej të cilave i themi në publik, e disa preferojmë t’i mbajmë për veten.
Sidoqoftë, krahasimi i vetes me tjerët në rrjete sociale e dëmton tejet mase vetëbesimin e një personi.
Në fakt, një studim i kryer në Danimarkë ka zbuluar se shumë persona vuajnë nga “xhelozia e Facebook-ut” dhe ata që i shmangin rrjetet sociale raportojnë se janë më të kënaqur me jetët e tyre.
Lidhja njerëzore
Si qenie njerëzore, është e rëndësishme për neve të jemi të aftë të komunikojmë me njëri-tjetrin.
Kujtesa
Rrjetet sociale mund të jenë të mahnitshme nëse dëshironi t’i shikoni disa kujtime nga e kaluara. Sidoqoftë, rrjetet sociale gjithashtu ju shkaktojnë probleme të mbani mend gjëra të reja.
Shumica e njerëzve shpenzojnë shumë kohë për ta fotografuar një objekt interesant që nuk e kanë parë më herët, por dështojnë ta shijojnë me sytë e tyre dhe ta mbajnë mend atë.
Përqendrimi
Nëse e keni vërejtur se kohëve të fundit keni probleme të përqendroheni apo fokusoheni në diçka, atëherë fajtorë janë rrjetet sociale.
Rrjetet sociale i shpërqendrojnë njerëzit dhe ndikojnë që përdoruesit të kenë probleme me përqendrim dhe fokusim.
Shëndeti mendor
Jo vetëm se është dëshmuar që rrjetet sociale e shkaktojnë palumturin, por edhe mund të shpijnë në zhvillimin e disa problemeve shëndetësore, duke përfshirë shqetësimin dhe depresionin. /Telegrafi/
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...