Ylli i Barcelonës, Gerard Pique raportohet se ka kërkuar nga klubi nënshkrimin me mbrojtësin e Chelseas, Marcos Alonso.
Reprezentuesi spanjoll, i cili nisi karrierën e tij te Real Madridi, ka impresionuar të gjithë gjatë dy sezoneve të kaluara nën udhëheqjen e trajnerit Antonio Conte, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Alonso ka tërhequr vëmendjen e gjigantit në La Liga – Barcelonës me paraqitjet e tij impresive.
Sipas tyre, Gerard Pique ka kërkuar nga klubi katalunas nënshkrimin me 27-vjeçarin gjatë verës.
Pique iu ka thënë drejtorëve të Barcelonës për të siguruar shërbimet menjëherë pasi të rihapet merkato e transferimeve./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?