Sot në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar debati parlamentar në lidhje me skandalin e mishit të prishur, i cili ishte importuar nga Belgjika.
Në fjalën e tij, deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka treguar një pjesë të dëshmisë së një dëshmitari belg, i cili ka dëshmuar në hetimet që shteti i Belgjikës po bën në lidhje me këtë skandal.
Deputeti Rexhaj ka cituar dëshmitarin, i cili kishte thënë se “në mishin që u importua në Kosovë, gjaku që rridhte nuk e kishte ngjyrën e kuqe por të gjelbër”.
Muaj më parë në Kosovë shpërtheu skandali i mishit të prishur i cili ishte deri në 12 vjet i vjetër. Qindra kilogramë mish i prishur u gjetën në marketet tona e përveç kësaj edhe gjendje skandaloze në depot e tyre, ku u gjetën edhe minj të ngordhur.
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu