Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë kishte lajmëruar zhvillimin e një manifestimi në formë proteste në qytetin e Bulqizës për sigurinë në miniera dhe statusin e minatorit. Kryetari i Konfederatës Kol Nikollaj, i bëri apel qeverisë që të miratojë statusin e minatorit deri me datë 1 Maj, si një e drejtë legjitime e kësaj shtrese të shoqërisë.
Konfederata e Sindikatës së Shqipërisë i kërkon qeverisë shqiptare, në kuadër të 1 majit të bëjë dhuratën e shumëkërkuar dhe të merituar për minatorët, statusin e minatorit, tha Kol Nikollaj.
Tubimi u ndëpre pasi ndërkohë që Nikollaj po mbante fjalimin, dy të rinj i kërkuan llogari që përse ai nuk ka shkuar në Bulqizë prej pesë vitesh për tu njohur me problemet e minatorëve. Ndërhyrja e të rinjve ka irrituar kreun e sindikatave Nikollaj, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë së rendit për t’i larguar, duke i akuzuar të rinjtë.
Nga viti 2012 e deri sot në Bulqizë nuk është realizuar asnjë protestë minatorësh e iniciuar nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë apo sindikata të tjera./syri.net
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...