Sot në Bibliotekën Kombëtare e Kosovës, OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes organizon hapjen e ekspozitës “Shtegut të dhimbjes”.
Ekspozita është një përmbledhje e punimeve të realizuara në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”.
Në këtë ekspozitë përmes artit i jemi qasur shoqërisë tonë, e cila vazhdon të jetë e prekur nga e kaluara e dhunshme.
Është arritur që pjesëmarrësit nga komunitetet e ndryshme të Kosovës të flasin për përjetimet e veta, të shkrijnë dhimbjen dhe vuajtjen në vepër artistike e cila dëshmon për periudhën në fjalë. Çdo tregim është paraqitur në mënyrë vizuele.
Ekspozita “Shtegut të dhimbjes” dokumenton të kaluarën dhe kontribuon në procesin e ballafaqimit të mirëfilltë, duke krijuar mundësi për arritjen e një paqeje stabile dhe të qëndrueshme për të gjithë në të ardhmen.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës