Kontraktuesi kryesor turk për pajisje nga fusha e mbrojtjes, “Aselsan”, thotë së është i aftë të prodhojë gjeneratën e re të automjeteve të blinduara luftarake 35milimetërshe KORHAN, raporton Anadolu Agency (AA).
Automjeti KORHAN, u prezentua në panairin e 13-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF), që u mbajt në maj të vitit të kaluar.
Kompania Aselsan tashmë është duke pritur një vendim të autoriteteve turke, të cilat do të duhet të japin dritë jeshile për prodhim masovik të KORHAN-it, i cili është disejnuar që të përmbush nevojat e forcave të këmbësorisë.
Falë fjalës së fundit të teknologjisë që është përdorur në disajnimin e tij, automjeti luftarak në fjalë, ka për qëllim t’u bëjë ballë sfidave në fushëbetejë.
KORHAN është i pajisur me fuqi të lartë zjarri, si dhe një sistem të avancuar për ndjekjen e objektivave.
Sistemi është i aftë të përdorë municion 35mm, prodhim i Turqisë.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar