Për fat të keq, alergjia nuk është gjendje e cila shfaqet vetëm në pranverë ose verë, nëse nuk jeni alergjik në polen atëherë mund të jeni alergjik në ushqim.
Reaksionet alergjike shpesh shfaqen njëkohësisht në pjesë të ndryshme të trupit. Simptomat e alergjisë mund të variojnë nga më të butat deri tek të rëndat me rrezik për jetën, transmeton klan kosova.
Simptomat e alergjisë
Simptomat më të shpeshta janë rrjedhja nga hunda, kollitja, teshtima, skuqja dhe ndryshimet në lëkurë, dhe duhet t’i dallojmë nga simptomat e ftohjes.
Në rastet e rënda, simptomat e alergjisë të tipit të shokut anafilaksisë dhe anafilaktik mund të jenë të rrezikshme për jetën. Nëse vuani nga alergjia atëherë vuani edhe nga dobësimi i përbërjes imune, që do të thotë se organizmi juaj është më i ndjeshëm në gjërat e parrezikshme, siç janë pluhuri, disa lloje të ushqimit, qimet e maces ose të qenit, etj.
Si manifestohet alergjia?
Alergjia manifestohet edhe nëpërmes rëndimit të frymëmarrjes, hipertensionit, marramendjes, plogështisë, çrregullimit të vetëdijes, frikës dhe mosrehatisë.
Si ta zbuloni alergjinë?
Alergjinë më së miri mund ta zbuloni vetë dhe ta njihni lehtë, nëse reagoni me teshtitje ndaj pluhurit, nëse reagimet e juaja kanë ndryshuar ndaj disa gjërave ushqimore ose në pranverë ka filluar t’ju rëndohet frymëmarrja. Nëse vëreni ndryshime të cilat ju shkaktojnë mundim, drejtohuni tek mjeku në mënyrë që të caktoni diagnozën.
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...