Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është nderuar me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018”, për aftësitë dhe intuitën e tij në zbulimin dhe nënshkrimin me talentët e futbollit, që kanë spikatur me Lazion, duke ndihmuar bardhekaltrit të fitojnë trofe të rëndësishëm.
Lojtarë si Keita, Milinkovic Savic, Felipe Anderson, Luis Alberto e De Vrij, janë vetëm disa nga zbulimet e Igli Tares.
Ai la pas në këtë çmim emra të rëndësishëm si Marino, Ausilio, Carnevale, Corvino e Giuntoli.
Krahas Tares u vlerësua edhe trajneri i Sampdorias, Marco Giampaolo, me çmimin “Pankina e Duhur” me motivacionin “trajner i dalluar për sjelljen “fair play”, duke qenë shembull edhe për futbollistët e tij.
Tares dhe Giampaolos, do t’u dorëzohen çmimet në ceremoninë e posaçme të “Football Leader 2018”, që do të zhvillohet më 28 maj në Napoli.

Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...