Forma e Mohamed Salahs te Liverpooli këtë sezon e ka vendosur ata para sulmuesit të PSG-së, Neymarit.
Kështu mendon analisti në ‘ESPN’ dhe komentatori i Premierë Ligës, Ian Darke, transmeton portali arbresh.info.
Salah ka shënuar 40 gola brenda të gjitha kompeticioneve te Liverpooli që nga arritja e tij nga AS Roma verën e kaluar. Egjiptiani ka dërguar gjigantin anglez në pozitën e tretë në Premierë Ligë me 30 gola dhe i ka ndihmuar atyre të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku ai do të përballet me ish skuadrën e tij.
Neymar është vlerësuar shpesh si futbollisti i tretë më i mirë në botë, prapa superyjeve si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Por, Darke beson që Salah me këtë sezon fantastik duhet të jetë para brazilianit.
“Mirë, për momentin duhet të jetë Salah për shkak se Neymar është i lënduar, apo jo!”, ka thënë fillimisht ai. “Jo, ju duhet të zgjedhin në fakt Salahn. Ai shënon në çdo ndeshje”
“Po, ai është i shkëlqyer, ai është fantastik. Besoj se do të shënoj shumë edhe sezonin e ardhshëm gjithashtu”
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë