Tetë vjet më parë, ajo mbeti pa babanë e saj.
Ishte vetëm 16 vjeçe, kur mori lajmin për vdekjen e tij.
Nuk vdiq nga sëmundja, jetën i’a morri “njeriu”.
Mes lotësh ajo tregon tmerrin e asaj kohe. Në atë kohë, vrasësit të babait të saj, i’u shqiptua dënimi me 13 vjet e 6 muaj burg.
Vajza e të ndjerit, me shumë pikëllim, tregon momentin se si familja e saj kishin bërë ankesë për t’i zgjatur dënimin e dorasit, i cili e la atë në moshë të re, së bashku me motrën dhe dy vëllezërit e saj, pa baba.
Dhimbja familjes Arifi iu shtua edhe më tepër, kur me 11 prill të këtij viti, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kishte shpallur dekret për faljen e 14 të dënuarve , ku në mesin e tyre ishte edhe Ruzhdi Misini, dorasi i babait të Arbenita Arifit.
Edhe pas ankesave, Arifi tregon se asnjëherë nuk u morën parasysh . Madje familja e saj as që janë njoftuar për këtë vendim.
Pas vdekjes së babait të saj, ajo ishte detyruar të ndërpres edhe shkollimin dhe të punoj.
Ajo ka vazhduar edhe profesionin e babait të saj, si kuzhiniere.
Por, ajo që e brengos Arbenitën, janë provokimet e shpeshta të familjes së Ruzhdi Misinit.
Ligji për Amnisti tregon se kush përjashtohet nga falja e dënimit.
Si pasojë e dhimbjes së përjetuar, Arbenita Arifi tregon se tash e sa kohë është në depresion.
Në gjendje të njëjtë është edhe motra e nëna e saj. Edhe pse kanë kërkuar ndihmë nga institucionet, që nga ajo kohë ajo thotë se nuk kanë gjetur asnjëherë përkrahje.
https://www.facebook.com/GazetaTribunaOfficial/videos/2160423803969633/
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës