Rusia duhet t’i marrë sulmet ajrore në Siri si paralajmërim për përdorimin e armëve kimike, ka thënë Theresa May.
Duke folu në Kryeministri pas ndërhyrjes ushtarake kundër regjimit të Bashar al-Assad, kryeministrja tha që sulmet ishin një reagim i kufizuar në përgjigje ndaj sulmit kimik në Douma, transmeton portali arbresh.info.
May vendosi një lidhje në mes të sulmit me agjentë nervorë mbi ish agjentit rus Sergei Skripal në Salisbury, duke thënë në një konferencë për media: “Ne nuk mund të lejojmë përdorimin e armëve kimike që të bëhet një gjë normale, as brenda Sirisë apo rrugëve të Britanisë”.
Kryeministrja u pyet nëse bombardimet kishin qenë një paralajmërim për Rusinë ajo u përgjigj: “Veprimi që u zhvillua mbrëmë ishte një veprim i cili u përqendrua në degradimin dhe pengimin e aftësisë operacionale dhe gatishmërinë e regjimit sirian për të vazhduar përdorimin e armëve kimike.
“Ka pasur shumë raste kur i kemi parë ata duke përdorur ato armë kimike.
“Por unë besoj se duhet të jetë gjithashtu një mesazh për të tjerët se bashkësia ndërkombëtare nuk do të qëndrojë pranë dhe të lejojë që armët kimike të përdoren pa u ndëshkuar”.
Zonja May tha se armët kimike ishin “shumë shpesh” të përdorura në kohët e fundit./Arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s