Partia Demokratike ka mbështetur sulmin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës, që u zhvillua sot në Siri, kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Përmes një reagimi, PD theksoi se vlerëson plotësisht legjitime ndërhyrjen e sotme ushtarake të aleateve.
Deklarata:
Partia Demokratike mbështet vendosmërisht goditjen ushtarake të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër armëve kimike të regjimit kriminal në Siri.
Përdorimi i këtyre armëve kimike rikonfirmoi se regjimi i Asad-it është në gjendje të ndërmarrë veprimet më ç’njerëzore kundër popullsisë së pambrojtur, nëse nuk përballet me pasojat më të rënda. Partia Demokratike e vlerëson si plotësisht legjitime ndërhyrjen e sotme ushtarake të aleateve tanë dhe shpreh mbështetjen e plotë dhe të vendosur për Presidentin Trump, Kryeministren May dhe Presidentin Macron, në aktet e ndërmarra për të ndëshkuar krimet monstruoze, për të mbrojtur popullsinë siriane nga sulmet me armë kimike dhe në përpjekjen për siguri dhe paqe në rajon dhe më gjerë./shekulli
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...