Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, ka paralajmëruar se sulmet e Shteteve të Bashkuara mbi Sirinë “nuk do të mbeten pa pasoja”.
“Të gjitha përgjegjësitë për ta qëndrojnë në Uashington, Londër dhe Paris”, ka thënë ai në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Paralajmërimet tona janë lënë të padëgjuara”, ka thënë tutje ai, duke shtuar: “Një skenar i paracaktuar është duke u zbatuar. Përsëri, ne jemi duke u kërcënuar”.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se ka urdhëruar forcat e armatosura të SHBA-ve për të nisur një sulm së bashku me Britaninë dhe Francën ndaj objektivave që lidhen me aftësitë e armëve kimike të Sirisë. /Telegrafi/
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...