Ish bashkë partiaket, që braktisën në të njëjtën kohë partinë e tyre, si duket vazhdojnë të kenë bashkëpunim në punën e tyre, ose po tentojnë që ta “forcojnë” bashkëpunimin e tyre në Kuvend e Qeveri.
Donika Kadaj Bujupi që la Lëvizjen Vetëvendosje për tu rikthyer në AAK, dhe Aida Dërguti që la Lëvizjen Vetëvendosje për tu bërë me Grupin e Deputetëve të Pavarur, janë bërë sërish bashkë.Ato janë takuar në një lokal të kryeqytetit, nga ku edhe ka siguruar pamjet GazetaBlic.
Bashkë me Dërgutin e Bujupin shihet edhe deputetja tjetër e AAK-së Teuta Haxhiu.
Nuk dihet saktë për çka u takuan, mirëpo Bujupi tashmë është pjesë e koalicionet qeverisës dhe në kohën kur Qeveria ka mbetur me pak numra, partnerët e koalicionit edhe mund të jenë në “gjah” për të marrë në qeveri Grupin e Deputetëve të Pavarur.
GDP ka deklaruar kohë më parë se nuk e përkrahin një mocion për rrëzim të Qeverisë, por se do uleshin në një tryezë ku do diskutohej ndonjë datë e mundshme për zgjedhjet.Ndërsa deputetët e VV-së, kanë aluduar gjatë gjithë kohës së ky grup do i bashkohet koalicionit qeverisës.

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...