Me moton : Rreth një dekadë pas krizës – Drejt ciklit të ri global dhe normalizimit të politikës monetare, po zhvillon punimet Konferenca e 7-të Vjetore e Hulumtimit të organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë, transmeton arbresh.info.
Në këtë Konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga institucionet e politikëbërjes dhe bota akademike, me qëllim të vetëm që të mundësojnë një terren për një debat mbi çështjet relevante ekonomike. Ndërkohë në Panelin e Guvernatorëve në cilësinë e folësve po marrin pjesë përveç Guvernatorit Fehmi Mehmeti edhe Guvernatorët e Regjionit si : Maqedonia, Kroacia, Shqipëria si dhe Guvernatori i Bankës së Belgjikës.
Ndër pjesëmarrës janë edhe zyrtarë të lartë të Bankës së Sllovenisë, Polonisë, Çekisë pastaj të institucioneve financiare si; FMN, BERZH dhe nga JVI.
Kjo Konferencë organizohet tashmë tradicionalisht për të shënuar përvjetorin e pavarësisë monetare të vendit.
Tema e këtij viti në këtë Konferencë nxjerr në pah nevojën për të siguruar një përmbledhje të mësimeve që kanë dalë nga kriza si dhe për të përshkruar pasojat dhe nevojat e mundshme për ridizajnimin e politikave dhe për t’i adresuar ato në mënyrë adekuate në mjediset e ndryshme. Punimet e kësaj Konference po zhvillohen në Ohër të Republikës së Maqedonisë./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot