Ndonëse sigurimi i barnave nga lista esenciale është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë, kjo nuk ka kryer përgjegjësinë e saj. Mosnënshkrimi i kontratave me arsyetimin se do ta dëmtojnë buxhetin e Ministrisë ka bërë që të ketë mungesa nga lista esenciale. Si pasojë e kësaj pacientët ankohen se vetë po i blejnë barnat, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Pacientët në Kosovë detyrohen që vetë t’i blejnë barnat e listës esenciale, pasi këto ndonëse do të duhej të siguroheshin nga Ministria e Shëndetësisë nuk ofrohen në spitale.
Farmacistët kanë pohuar për gazetën “Zëri” se shumë nga barnat e listës esenciale të cilat duhet të ishin në spitale pacientët i blejnë vetë në barnatore.
Ata kanë shprehur edhe keqardhjen te disa pacientë, të cilat në shumë raste nuk kanë as me çfarë t’i blejnë këto barna.
Në lidhje me këtë zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se disa mungesa të listës esenciale janë bërë për shkak të mosnënshkrimit të kontratave që kanë pasur çmime të cilat do ta dëmtonin buxhetin.
Sipas tyre, së shpejti do të ketë edhe përmirësime.
Në anën tjetër, mungesa e barnave të listës esenciale e ka shqetësuar edhe anëtarin e Bordit të SHSKUK-së, Shemsi Veseli.
Ai ka konsideruar se furnizimi me barna esenciale duhet të jetë 24 orë së paku në Qendrën Emergjente./zëri.info/
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...