Italia ka regjistruar një rënie drastike në ranglistën e fundit të publikuar nga FIFA.
Dështimi për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror në Rusi ka bërë që kombëtarja të pësoj rënien më të madhe në historinë e tyre, transmeton portali arbresh.info.
“Azzurrët” kanë rënë nga pozita e 14-të që ishin pas eliminimit nga Suedi me zhvillimin e ndeshjeve miqësore gjatë muajit mars, atë kundër Argjentinës duke u mposhtur me rezultat 2 me 0 dhe kundër Anglisë duke barazuar 1 me 1.
Rekordi më i keq i mëparshëm i fituesit të katërfishtë të Kampionatit Botëror ishte pozita e 17-të, ndërsa ata tani qëndrojnë në pozitën e 20-të.
Kampioni në fuqi, Gjermania vazhdon të jetë lidere në ranglistë para Brazilit e ndjekur nga Belgjika, Portugalia dhe Argjentina./arbresh.info/
https://twitter.com/FIFAcom/status/984340435794579458
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...