Opozita vazhdon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe thotë se është e vendosur për të mos lejuar vazhdimin e seancës pa u përjashtuar më parë Kryeministri Edi Rama.
Si për rastësi, në momentin që në sallë hyri Sali Berisha, Flamur Noka hodhi në drejtim të Kryeministrit Rama një sasi mielli.
Mielli kapi edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.
Menjëherë pas kësaj, Ruçi përjashtoi deputetin Flamur Noka, ndërsa pak minuta më vonë edhe Ervin Salianjin. Por që të dy deputetët e opozitës refuzuan që të largohen nga salla.
“U kërkoj shërbimeve të Kuvendit që të njoftojnë deputetët që të lënë sallën”, tha Ruçi duke ndërprerë sërish seancën./Top Channel

Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...