Një nga temat e bisedimeve të nesërme midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq me siguri do të jetë Kosova dhe unë besoj se Presidenti i Serbisë do të thotë se njohja e Kosovës nuk vjen në konsideratë, shkruan Klan Kosova.
Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.
“Unë mendoj se është e qartë për të gjithë se Presidenti Vuçiq megjithëse nuk mund të flas në emër të tij dhe mund ta them qartë se opsioni i njohjes së pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës nuk merret parasysh. Kjo nuk do të ishte korrekte jo vetëm për shtetin dhe çështjet historike të rëndësishme shtetërore, por do të ishte në konflikt me sjelljen e disa vendeve të tjera që janë në anën e Serbisë, si Spanja, Greqia dhe vende të tjera “, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...
Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim të rezu...
Rutte: Ende presim sqarime nga Serbia për sulmin në Banjskë