230 kilogramë mish pule me afat të skaduar janë gjetur në një mishtore në Dragash.
Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës e kanë konfiskuar këtë sasi të mishit, të cilën më pas edhe e kanë asgjësuar.
Ditëve të fundit janë rritur rastet e tilla pas plasjes së skandalit të mishit, ku një kompani nga Suhareka kishte eksportuar mish nga Belgjika të vjetër vite me radhë, raporton KTV.
Skandali i mishit ka aktivizuar inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Kjo agjenci ditëve të fundit ka shpeshtuar kontrollet në pothuajse secilën mishtore dhe thertore në vend, për të inspektuar punën e tyre.
Gjatë së martës inspektorët kanë arritur të kapin një sasi të mishit prej 230 kilogramë me afat të skaduar, në një mishtore në Dragash.
Ani pse mishtore ku shitet vetëm mish gjedhi, pronari i mishtores “Euro Sharri”, mbante edhe mish dhe kofsha pule.
Pronari i kësaj mishtoreje nuk ka pranuar të flasë para kamerës për Kohavisionin, por ka mohuar se në mishtoren e tij është gjendur mish me afat të skaduar.
Ndërkaq, zyrtarë të AVUK-ut sigurojnë qytetarët se mishi, të cilin e konsumojmë, është i një cilësie të lartë.
Megjithëkëtë, Gjinovci nuk e përjashton mundësinë e futjes së mishit nëpër rrugët ilegale, për çka thotë se inspektorët nuk mund ta kontrollojnë.
Mishi i gjedhit importohet në masë të madhe në vendin tonë nga një numër shtetesh.
Vetëm nga Belgjika, më 2016 u importuan rreth 124 mijë kilogramë mish, ndërsa më 2017 u importuan 10 mijë kilogramë mish gjedhi.
Muajin e kaluar u raportua se në Kosovë një kompani nga Suhareka kishte importuar mish të vjetër më shumë se 10 vjet, pronari i së cilës është arrestuar.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/konfiskohen-230-kg-mish-pule-me-afat-te-skaduar-ne-dragash-523008/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në