Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri së bashku me nënkryetarin, Faruk Mujka, sot kanë mbajtur një takim informues me banoret të cilët banojnë pranë Liqenit Akumulues.
Kryetari Bahtiri me këtë rast njoftoi të pranishmit që në kuadër të projektit madhorë i cili i dedikohet Liqenit Akumulues parashihet edhe zhvendosja e shtëpive të ndërtuara në pronën publike.
Andaj më këtë rast kryetari Bahtiri ka kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët në realizimin e këtij projekti, i cili do ta bëjë Mitrovicën qytetin më atraktiv në Kosovë.
Po ashtu gjatë këtij takim kryetari Bahtiri bëri të ditur që do të bëjë përpjekje maksimale për sigurimin e mjeteve financiare nga niveli qendrorë, dhe sipas mundësive buxhetore të arrihet një zgjidhje për të gjitha familjet, shtëpitë e të cilëve janë pjesë e implementimit të këtij projekti.
Ai më tutje ka shtuar se për arsye të përmbushjes së standardeve UEFA dhe FIFA do të bëhet zhvendosja e disa shtëpive në afërsi të stadiumit “Adem Jashari”.
Në fund të takimit, kryetari Bahtiri ka thënë se gjithmonë do të jetë pranë qytetarëve për të siguruar një mirëqenie me të mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit