Nxënësit e shkollave të mesme dhe ata fillore të moshës 15 vjeç, nga nesër do t’i nënshtrohen testit PISA.
Sipas agjendës që posedon KALLXO.com, testi PISA do të nisë në komunën e Prizrenit më 11prill 2018. Ky test pritet të zgjatë deri më 5 maj.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi e vlerësoi ditën e nesërme si ditë të rëndësishme.
“Nesër është dita e parë e testit PISA dhe shpresoj të jetë një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe do të fillojë mbarë testi PISA. Nga nesër deri më datën 5 maj vazhdimisht shkollat do të jenë në testin PISA”, deklaroi Bytyqi.
I pyetur se a janë në diskutime me SBASHK-un që greva të mos mbahet gjatë kohës kur nxënësit i nënshtrohen testit PISA, ministri Bytyqi tha se shpreson që deri në ditën e enjte të gjejnë një zgjidhje.
“Ne do të bëjmë përpjekje edhe këtë javë që ta gjejmë një zgjidhje dhe të mos fillojë greva dhe shpresoj shumë që deri ditën e enjte ne do ta gjejmë një zgjidhje”, tha Bytyqi.
Ministri Bytyqi tha se nuk beson që dikush ka interes të marrë barrë dhe përgjegjësi mbi vete ta ndërpres testin PISA në Kosovë./kallxo.com/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit