Sot mbahet ceremonia në të cilën do të certifikohen 220 zyrtarë të prokurimit nga institucione të ndryshme të Kosovës.
Në këtë ceremoni do të flas edhe drejtori i misionit të USAID-it James Hope.
Programi i USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogariudhënëse siguroi trajnimin nga Prokurimi Themelor për 220 zyrtarë të prokurimit nga komunat dhe institucionet e ndryshme të Kosovës.
Certifikimi nga fusha e prokurimit është detyrim ligjor për të gjithë zyrtarët e prokurimit ndërsa trajnimi të cilin e kanë vijuar do të sigurojë që ata të kryejnë detyrat e tyre me efiçencë dhe efektshmëri.
USAID-i përmes aktiviteteve të tij mbështet përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve qeveritare dhe agjencive të pavarura të Kosovës për forcimin e llogaridhënies dhe efektshmërisë në prokurimin publik me qëllim të përmirësimit të shërbimeve publike dhe rritjes së besimit të publikut, veçanërisht në nivelin komunal.
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike