Kreshnik Dodaj, shtetas shqiptar, ishte arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, në janar të këtij viti.Emri i Dodajt kishte qenë në listën e Interpolit, raporton KTV. Ai kërkohej nga autoritetet gjermane për veprën penale ‘vjedhje e rëndë me armë në bashkëkryerje’ në vitin 2015.
Avokati i tij, Gent Gjini, thotë se ka kërkuar që menjëherë të ekstradohet në Gjermani, por institucionet e drejtësisë kosovare kanë zvarritur procedurën, duke e mbajtur në paraburgim në Kosovë më shumë se dy muaj.
Gjini thotë se ka dyshime se klienti i tij është maltretuar në qendrën e paraburgimit në Prizren.Gjini deklaron se si avokat i Dodajt nuk ka marrë asnjë dokument se do të ekstradohet. Si rrjedhojë, ai nuk ka informacion për kohen kur ka ndodhur kjo.
Ndërsa nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se bashkë me Prokurorinë dhe Gjykatën kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.Ndërsa për realizimin e ekstradimit ekziston një afat ligjor, brenda të cilit institucionet tjera të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me ato të Gjermanisë, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për realizimin e ekstradimit.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë