Federata e Pingpongut e Kosovës edhe sivjet do të festojë Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut, duke ofruar për të gjithë qytetarët mundësinë që më persë afërmi të njoftohen me këtë sport, dhe të kenë mundësinë që të luajnë me profesionistët kosovar të pingpongut.
Aktiviteti është paraparë të mbahet sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ku federata do të vendosë disa tavolina pingpongu në shesh, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme.
Për më të vegjlit janë siguruar tavolinat rekreative ku do të kenë mundësi që të marrin hapat e parë.
Gjithashtu është paraparë të organizohet edhe ndonjë aktivitet garuese, e për fituesit do të ketë edhe shpërblime.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të bashkojë entuziastët e pingpongut dhe qytetarët pa dallime, për të promovuar dashurinë për sportin, dhe në mënyrë ideale të angazhojë sportistë të rinjë.
Për më të vegjlit janë siguruar tavolinat rekreative, ku do të kenë mundësi që të marrin hapat e parë.
Gjithashtu është paraparë të organizohet edhe aktivitete garuese, e për fituesit do të jepen shpërblime të ndryshme.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit