Shqipëria pret që më 17 prill Komisioni Evropian të rekomandojë për Shqipërinë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka shprehur besimin që KE-ja do të konfirmojë reformat, duke e kthyer 17 prillin në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, përtej qeverisë e opozitës, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa anëtari i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein është shprehur publikisht pro hapjes së menjëhershme të negociatave me Shqipërinë. Fleckenstein në Facebook, ka thënë se ka mbetur i mahnitur nga dëshira e të rinjve për ta çuar Shqipërinë më afër BE-së. “Javën e kaluar vizitova sërish Shqipërinë. Konkluzioni im është i qartë: Ne duhet të hapim menjëherë negociatat me këtë shtet”, ka shkruar ai.
PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve