Në Hungari është duke u mbyllur votimi, ndërsa sondazhet e nxjerrin fitues kryeministrin e krahut të djathtë, Victor Orban.
Para votimit, Orban dhe partia e tij Fidesz kanë qenë fitues në 20 pika më shumë, përpara partisë së ekstremit të djathtë Jobbik dhe socialistëve të qendrës së majtë, transmeton portali arbresh.info
Qendrat e votimitdo të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale, por disa pritete të qëndrojnë hapur edhe më vonë për shkak të rradhës së gjatë.
Përderisa Fidesz pritet të fitojë shumicën parlamentare, analistët janë duke parë nëse partia e Orban do të mund të rifitojë “supërmajoritetin”.
Gjatë fushatës zgjedhore, Orban ka refuzuar që të debatojë me kundërshtarët e tij, ndërsa e tërë fushata e tij ka qenë e përqendruar te emigrantët dhe ndalimi i tyre që të hyjnë në vend.
Nën udhëheqjen e Orban, Hungaria ka ndërtuar një gardh kufitar me Serbinë dhe Kroacinë gjatë vitit 2015 dhe që kishte për qëllim ndalimin e fluksit të emigrantëve.
Orban ka premtuar se me fitoren e tij në Hungari do të ulen taksat dhe do të rritet ekonomia./arbresh.info/
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...