Bayern Munich ka fituar titullin e gjashtë radhazi dhe një grup i futbollistëve të tyre vazhdojnë të thyejnë rekorde. Klubi më i pasuar, më i fuqishëm, me më shumë trofe, vazhdon të dominojë kampionatin gjerman që nga viti 2012.
Ndryshojnë trajnerët, nga Heynckes te Heynckes, duke kaluar nga Guardiola e Ancelotti, por në Bundesliga nuk ka asnjë konkurrencë, ndërsa në Champions bavarezët e kanë të vështirë të bëjnë ligjin, edhe pse këtë herë janë shumë pranë gjysmëfinales dhe mbajnë të freskët kujtimin e “tripletës” në vitin 2013.
Disa futbollistë të Bayern nuk po gjejnë më vend për të vendosur trofetë, por mbi të gjithë, dy prej tyre janë abonuar me titullin.
Njëri është prej tyre është Arturo Vidal, që duke konsideruar edhe katër kampionatet e fituese me Juventus nga viti 2011 në vitin 2015, ka arritur kuotën e shtatë kampionateve kombëtare radhazi dhe tanimë kiliani është futbollistë që ka fituar më shumë në të gjithë historinë.
Vidal është 31 vjeç dhe mund të jetë normale të ketë fituar kaq shumë, por bën shumë përshtypje palmaresi i Kingsley Coman.
Sulmuesi i ri francez, që do të mbushë 22 vjeç në qershor, ka në raftin e trofeve të tij plot 14 tituj, mes të cilëve shtatë janë kampionate. Kurioziteti është që ai ka triumfuar në Ligue 1, Serie A dhe Bundesliga, për gjashtë vite me radhë.
Në të vërtetë në tre nga këto gjashtë kampionate thuajse nuk ka kontribuar aspak.
Ai luajti vetëm tre ndeshje me PSG në sezonin 2012-13 dhe në sezonin 2013-14, ndërsa luajti vetëm një ndeshje kundër Udinese, në Serie A 2015-16, pak ditë para transferimit te Bayern.Pikërisht ato pesë minuta që i dha Allegri i dhanë mundësinë Coman që në atë sezon të fitonte dy tituj, në Itali e Gjermani, ku luajti 22 ndeshje.
Bilanci total është 79 ndeshje në karrierë dhe 6 tituj kampion. Pak lodhje, shumë rezultat dhe më pas festë titulli…telesport
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit