Barcelona ka siguruar një tjetër fitore në La Liga.
Gjiganti katalunas ka mposhtur me rezultat 3 me 1 skuadrën e Leganes në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e shtunë) në Camp Nou, shkruan portali arbresh.info.
Superylli Lionel Messi, i cili realizoi hat-trick (27′) (32′) (87′), është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Sulmuesi argjentinas është vlerësuar me notën më të lartë të mundshme – 10 për paraqitjen fenomenale ndaj Leganes.
Te skuadra e Ernesto Valverdes me notë të lartë janë vlerësuar edhe Ousmane Dembele (7.3), Philippe Coutinho (7.2) dhe Ivan Rakitic (7.5).
Nordin Amrabat dhe Javier Eraso, të dy të vlerësuar me notën 5.9, janë lojtarët me notën më të dobët të ndeshjes./arbresh.info/

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?