Drejtësia Tranzicionale po shihet si një fushë për të cilën kërkohet strukturim institucional nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.
Altin Ademi, këshilltar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë, tregoi se është marrë vendim për mbylljen e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës për të krijuar një departament të ri për këtë subjekt.
“Do të quhet Departament për Drejtësi Tranzicionale dhe ideja është që të plotësojmë tri çështje. Ministri ka konsideruar se është tepër e nevojshme që ta vendosim në binarë të shëndoshë me një burokraci funksionale. Ideja është të ndërtohet një databazë që do të ketë kredibilitet të tillë institucional dhe do t’i shërbejë të gjitha organeve të drejtësisë. Natyrisht që do të jetë online”, tha Ademi.
Ai megjithatë lavdëroi punën e bërë deri më tani nga instituti për mbledhjen dhe publikimin e dëshmive./Kallxo.com
Moti sot me diell në Kosovë
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane